E vendosur në një komunitet të mbyllur në Brazil, kjo shtëpi është projekt i realizuar nga Studio Luiz Veneziano de Arquitetura. Arkitektët u përpoqën ti zgjidhnin sfidat e propozuara nga pronari i ardhshëm: një projekt i pastër, pa teprica, një shtëpi funksionale, por që gjithashtu përfshin hapësira të jashtme, një tarracë të madhe, ku ata mund të presin me lehtësi miqtë dhe të afërmit – dhe të gjithë kjo duheej të realizohen brenda një buxheti të kufizuar.
Integrimi i të gjitha zonave në një të përbashkët, i cili bëhet i mundshëm vetëm për shkak të derës së madhe prej alumini dhe qelqi që rrëshqet, eliminojnë nevojën për një tarracë të jashtme, që do zvogëlonte ndjeshëm madhësinë e shtëpisë. Prandaj, u la hapësirë mjaftueshëm vetëm për kopshtin qendror, ku ishte instaluar një xhakuzi.
“Shtëpia nuk ka dhomë dite, dhomë ngrënie apo kuzhinë. Është një tarracë e madhe që përfshin të gjitha këto hapësira”- kanë treguar arkitektët. Koncepti arkitektonik i hapësirave të hapura u aplikua gjithashtu në suitën e pronarit, ku dollapi dhe lavamani integrohen në dhomën e gjumit, duke e bërë gjithçka më të gjerë dhe të ajrosur.
Hapësira e ndenjes dhe e ngrënies kanë ndriçim natyral që depërton nga kulmi. Në koridorin që lidh të gjitha hapësirat u instalua një dollap me gjatësi gati 15 metra, ku mund të vendosen TV, librat dhe kornizat e fotografive, dhe që mund të përdoret edhe si stol.
Mobiljet u blenë në një industri lokale, ku ato demonstrojnë kuratorinë ekspresive të talenteve të reja të skenarit Brazilian të dizajnit të mobiljeve.
Shtëpia është pothuajse e gjitha e bardhë, si brenda dhe jashtë. Vetëm disa zona ishin të veshura me pllaka, të tilla si muri anësor i oborrit të brendshëm, i cili bashkohet në dhomën e ndenjes dhe elementet që përbëjnë hyrjen kryesore. Dera e garazhit, dyert e hyrjes dhe pjesa tjetër e fasadës ku ndodhet dera e hyrjes janë të mbuluara me çelik karboni, duke i dhënë personalitet shtesë dizajnit.